Lajmet

Aplikacioni e-mail Spark mbërrin në Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Prill 2019
0
park zyrtarisht ka debutuar në Google Play Store. Nuk është aspak e lehtë për aplikacione e-mail të palëve të treta të konkurrojnë me Gmail dhe Microsoft . Aplikacioni e-mail Spark mbërrin në Android

Prej vitesh përdoruesit e iOS dhe macOS kanë pasur akses në aplikacionin Spark, një postë elektronike.

Deri më sot përdoruesit Android kanë qenë të “dënuarit” por nga dita e sotme kjo do të ndryshojë.

Spark zyrtarisht ka debutuar në Google Play Store. Nuk është aspak e lehtë për aplikacione e-mail të palëve të treta të konkurrojnë me Gmail dhe Microsoft Outlook, por Spark ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer për organizimin e postave elektronike.

Aplikacioni vjen me njoftimet inteligjente, me mundësinë për kategorizimin e e-mail në personale, pune, newsletter por edhe ti jepni prioritet disa prej tyre.

Fokus në produktivitet është një bonus për aplikacionin e zhvilluar nga kompania Readdle pas aplikacioneve PDF Expert, Calendar5 dhe Documents by Readdle.

Aplikacioni mund të shkarkohet falas nga ky moment në App Store dhe Google Play por duhet të paguani nëse dëshironi akses në funksione të avancuara.

Mbërritja e Spark vjen ditën e sotme kur Google vendosi të tërhiqte aplikacionin Inbox. Nëse jeni një përdorues i Android dhe i zhgënjyer nga largimi i Google Inbox, mbase duhet të provoni Spark. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ka humbur betejën e smartfonëve por ende mund ta fitojë luftën

Lajmet e fundit>