Lajmet

Aplikacioni Evernote Food vjen tashmë edhe për iPad

Publikuar , 21 Dhjetor 2012
0
Aplikacioni Evernote Food vjen tashmë edhe për iPad

evernote foodPas suksesit të madh që pati mes përdoruesve të iPhone dhe iPod touch, Evernote Food vjen tashmë edhe për iPad.

Lajmi i mirë është se, të apasionuarit pas gatimeve, mund ta përdorin aplikacionin në një ekran më të madh siç është ai i iPad, pa pasur nevojë të përdorin versionin e pa optimizuar.

Për më tepër, Evernote e ka ridizajnuar aplikacionin, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të ruajnë recetat e preferuara falë opsionit të ri “My Cookbook”.

Përveç kësaj, aplikacioni ka pësuar edhe disa përmirësime të tjera, si opsioni “Sync now” që ju mundëson sinkronizim në çdo kohë apo “Sync on WiFi-only“, i cili ju krijon mundësinë të mos harxhoni paketat e internetit që blini nga kompania telefonike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni i ri i Oppo ka një kamër selfie 48-megapiksel të pazakontë

Lajmet e fundit>