Lajmet

Aplikacioni Facebook Messenger suporton tashmë telefonatat pa pagesë

Publikuar , 05 Prill 2014
0
Aplikacioni Facebook Messenger suporton tashmë telefonatat pa pagesë

Facebook-4Pasi Facebook bleu WhatsApp po diskutohej së tepërmi se çfarë do të ndodhte me aplikacionin ekzistues të mesazheve që disponon vetë kompania, por mesa duket nuk duhet të shqetësohemi më për këtë gjë. Rrjeti social sapo ka përditësuar aplikacionin Messenger duke shtuar në të një funksionalitet shumë të rëndësishëm, telefonatat zanore pa pagesë ndaj miqve tuaj në Facebook. Ky funksionalitet është i ngjashëm me telefonatat zanore të integruara në aplikacionet e tjera të mesazheve si Viber apo WeChat. Përdoruesit mund të kryejnë telefonata pa pagesë ndaj miqve të tyre, mjafton vetëm që të kenë akses ndaj internetit (Wi-Fi).

Tashmë kur të shihni kontaktet e Facebook-ut nga aplikacioni Messenger, do të vini re që në krah të emrit do të shfaqet një ikone telefoni. Mjafton të klikoni këtë ikonë për të filluar një bisedë telefonike. Për të realizuar një telefonatë të tillë është e nevojshme që të dy pjesëmarrësit në bisedë të kenë akses ndaj internetit.

Përsa i përket dizajnit, mund të vëmë re se ekrani i telefonatave në Messenger është i ngjashëm me atë të WhatsApp (duke pasur parasysh disa foto rreth një funksionaliteti të ngjashëm edhe për këtë aplikacion) dhe pothuajse identik me atë të iOS 7. Dizajni i versionit të Messenger për Android është disi më ndryshe.

Versioni i fundit i aplikacionit Facebook Messenger është tashmë i disponueshëm për përdoruesit e iOS  dhe Android. Versioni i këtij aplikacioni për Windows Phone nuk është përditësuar ende me këtë funksionalitet të ri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  WhatsApp feston 10 vjetorin e themelimit

Lajmet e fundit>