Lajmet

Aplikacioni Facebook përdorte kamerën ndërsa përdoruesit shfletonin në kohështrirje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Nëntor 2019
0
Problemi u bë shqetësues për përdoruesit për shkak të reputacionit të keq që ka pllakosur rrjetin social vitet e fundit dhe zërave se i përgjon përmes mikrofonit për tu dërguar reklama. Aplikacioni Facebook përdorte kamerën ndërsa përdoruesit shfletonin në kohështrirje

Një “keqfunksionim” ka lejuar rrjetin social Facebook të aksesojë kamerat e përdoruesve në iPhone ndërkohë që po shfletonin në kohështrirjen e tyre konfirmoi kompania ditën e Marte.

Ishte përdoruesi i Twitter Joshua Maddux i cili raportoi problemin duke thënë se gjatë shfletimit kamera e telefonit hapej. Përdorues të tjerë e kanë vënë re këtë problem gjatë muajit dhe shumë prej tyre janë ndjerë të shqetësuar.

Facebook e konfirmoi problemin në versionin e iOS. Problemi u bë shqetësues për përdoruesit për shkak të reputacionit të keq që ka pllakosur rrjetin social vitet e fundit dhe zërave se i përgjon përmes mikrofonit për tu dërguar reklama.

Këto dyshime janë shtuar edhe pas shumë koincidencave ku pasi një person diskutonte për një produkt specifik, sapo hapte telefonin i shfaqeshin reklama rreth atij produkti.

Facebook ka mohuar teorinë se përgjon përdoruesit dhe thotë se ka mjaftueshëm të dhëna për të shënjestruar 1.7 miliardë përdoruesit me reklama. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Facebook në mbështetje të kauzave dhe komuniteteve

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>