Biznes

“Aplikacioni falas i javës”, fushata e re e Apple në dyqanin e aplikacioneve

Publikuar , 26 Maj 2012
0
“Aplikacioni falas i javës”, fushata e re e Apple në dyqanin e aplikacioneve

Apple fillon me “Aplikacioni falas i javës” në dyqanin e aplikacioneve. Mw parë, kjo kompani ofronte disa aplikacione me zbritje ose falas, përmes faqes në Facebook, por asnjëherë një promocion të mirëfilltë në dyqanin e vet aktual.

Duke filluar me lojën “Cut the Rope: Experminets”, kompania Apple do të ofrojë një aplikacion të ri falas për çdo javë. Gjithashtu, Apple ka shtuar një seksion të ri të quajtur “Editor’s Choice” (zgjidhja e editorëve), në dyqanin e saj App Store, duke larguar seksionin e vjetër “Staff Favorites”.  

Siç pritej, versioni amerikan i kwtij dyqani ka kamerën e Facebook-ut në krye të zgjidhjes së editorëve (Top Editor’s Choice).

Gjithashtu Apple ka hapur seksionin Editor’s Choice edhe për MacApp Store. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shpenzimet në aplikacione mobile do të shkojnë në 156 miliardë dollarë pas pesë vitesh

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>