Lajmet

Aplikacioni Gestures Beta, bën të mundur kontrollimin e telefonëve Windows pa prekur ekranin

Dec 17 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Gestures Beta, bën të mundur kontrollimin e telefonëve Windows pa prekur ekranin

lumiaphotos_4-100245858-largeMicrosoft po sjell disa gjeste të reja në telefonët Lumia të cilat mund të shënojnë ardhjen e disa karakteristikave të reja edhe në Windows 10. Kompania ka publikuar një aplikacion falas në dyqanin e aplikacioneve të Windows Phone i quajtur Gestures Beta. Përmes këtij aplikacioni përdoruesit mund ti përgjigjen një thirrjeje, të ç’aktivizojnë mikrofonin, të kalojnë një thirrje në boksin kryesor si dhe të heshtin një thirrje pa qenë nevoja e prekjes së ekranit të telefonit.

Një numër i madh i veçorive të cilat Microsoft po i sjell me Gestures Beta priteshin të vinin në përditësimin e njoftuar për Windows Phone 8.1. Ndërsa veçoritë do të lançoheshin me ardhjen e Windows 10. Një nga këto veçori është një aftësi interesante e quajtur “3D Touch”. Kjo do të bëjë të mundur manipulimin e ikonave pa prekur fare ekranin. Mjafton të afroni gishtin tuaj mbi një kontakt dhe menjëherë opsione si mundësia për të bërë thirrje, dërguar SMS dhe e-mail do të shfaqen menjëherë.

Për tu përgjigjur një telefonate e gjitha që duhet të bëni është të afroni telefonin tek veshi juaj. Kjo veçori nuk është standarde në të gjithë telefonët. Shumica e smartfonëve mund të gjurmojnë kur gjenden afër veshit tuaj dhe të fikin ekranin për të parandaluar prekje aksidentale.

Aplikacioni i ri i Microsoft ç’aktivizon mikrofonin thjeshtë duke kthyer pajisjen me fytyrë poshtë në një shtresë të lëmuar. Gjithashtu nëse telefoni vendoset mbi tavolinë menjëherë boksi kryesor do të ndizet. Përdoruesit do të jenë në gjendje të heshtin një thirrje thjesht duke kthyer telefonin me fytyrë poshtë mbi tavolinë. Jo të gjithë telefonët Lumia janë krijuar njësoj. Për këtë Microsoft paralajmëron se disa veçori mund të mos funksionojnë me telefonët Lumia 630, 635 dhe 530. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>