Lajmet

Aplikacioni Gmail pajiset me thirrje zanore dhe audio

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Shtator 2021
Kompania ka filluar të dërgojë një përditësim në Gmail ku do të shtohen opsionet e thirrjeve zanore dhe video me integrimin e Google Meet. Aplikacioni Gmail pajiset me thirrje zanore dhe audio

Google është gati ta bëjë aplikacionin Gmail jo thjeshtë një aplikacion ku kontrolloni e-mail-in, por edhe si një hapësirë e vërtetë komunikimi.

Kompania ka filluar të dërgojë një përditësim në Gmail ku do të shtohen opsionet e thirrjeve zanore dhe video me integrimin e Google Meet.

Ndryshimet do të aplikohen në vazhdën e ridizajnimit të Gmail duke sjellë funksionalitetet e Workspace dhe shndërruar atë në një qendër ku mund të realizoni më shumë sesa dërgimi i e-maileve.

Përfshirja e thirrjeve në Gmail tregon sesa i rëndësishëm është bërë ky aplikacion në hapësirën e Workspace. Kompania nuk ka ngurruar ta përdorë atë për të rritur adoptimin e shërbimeve të tjera.

Sot Gmail është një ekuivalent i Outlook, një pikë referimi për shumë shërbime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft largon aplikacionin Office nga Chromebook