Lajmet

Aplikacioni Google Duo arrin në 1 miliardë shkarkime

Publikuar , 25 Dhjetor 2018
0
Kontribut në numrin e madh të shkarkimeve ka mbështetja për iPad, tabletët Android, Chromebook dhe ekranet inteligjente. Aplikacioni Google Duo arrin në 1 miliardë shkarkime

Sipas statistikave të Play Store, Google Duo ka arritur në 1 miliardë shkarkime.

Që nga Qershori i 2018-ës aplikacioni është shkarkuar mese 500 milion herë në gjashtë muaj.

Kontribut në numrin e madh të shkarkimeve ka mbështetja për iPad, tabletët Android, Chromebook dhe ekranet inteligjente.

Duo gjithashtu vjen i instaluar në shumicën e telefonëve Android.

I vetmi aplikacioni i cili nuk vjen i instaluar në asnjë pajisje Android dhe që arriti 1 miliardë shkarkimi është Subway Surfers.

I prezantuar në Google I/O në 2016-ën, Duo është shërbimi i video thirrjeve të kompanisë që konkurron me Skype dhe FaceTime.

Funksioni popullor i Duo është Knock Knock, ku përdoruesit mund të shohin një video live përpara se bashkëbiseduesit ti përgjigjen thirrjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me aplikacionin e ri të Facebook që do të ndajë Instagramin në dy

Lajmet e fundit>