Lajmet

Aplikacioni Google Duo rrit cilësinë audio mbi lidhjet e ngadalta të internetit

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Mars 2021
Quajtur Google Lyra ky kodeks mund të rindërtoje një audio duke përdorur sasi minimale të dhënash duke krijuar një cilësi më të lartë komunikimi. Aplikacioni Google Duo rrit cilësinë audio mbi lidhjet e ngadalta të internetit

Për fat jo të mirë jo të gjithë jetojnë në zona me internet të shpejtë. Disa pjesë të botës kanë internet aq të ngadaltë saqë thuajse është i papërdorshëm.

Ose në rastin kur ju ka mbaruar paketa e internetit dhe tani navigoni me shpejtësi të reduktuar. Google është në dijeni të kësaj dhe për ka krijuar një kodeks të ri quajtur Google Duo dizajnuar për të përmirësuar cilësinë audio në lidhje ekstremisht të ngadalta.

Kompania ka shpjeguar çdo gjë që duhet të dini në lidhje me kodeksin e ri në blogun e Google AI. Shumë gjëra ndodhin në sfond por e thënë thjeshtë Google ka gjetur një mënyrë më të zgjuar të kompresimit të audios duke e bërë ato shumë më cilësore kur interneti juaj është i ngadaltë.

Quajtur Google Lyra ky kodeks mund të rindërtoje një audio duke përdorur sasi minimale të dhënash duke krijuar një cilësi më të lartë komunikimi.

Megjithatë nëse jetoni në zona me shpejtësi interneti të klasit 5G ose LTE, nuk do të vini re asnjë dallim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Misioni i ri i kompanisë hapësinore të Elon Musk