Lajmet

Aplikacioni i Google Phone tani mund të parandalojë disa thirrje spam

Jul 15 2018
0 Shpërndarje
Më e rëndësishmja nga të gjitha, nuk do të ndërpriteni vazhdimisht nga një telefon që dridhet kur ju vijnë telefonata. Mund ta aktivizoni opsionin me një tast të thjeshtë nga zona e cilësimeve të aplikacionit Phone. Aplikacioni i Google Phone tani mund të parandalojë disa thirrje spam

Aplikacioni i Google Phone tani mund të filtrojë automatikisht thirrjet që zbulon të jenë thirrje spam, duke i dërguar ato direkt në postën zanore. Telefoni juaj nuk do të bjerë, dhe nuk do të merrni  një njoftim për thirrje të humbura për çdo thirrje që Google filtron.

Nëse thirrësit e spamit lënë një mesazh zanor  ai do të gjejë ende rrugën e tij në postën tuaj zanore, por përsëri, nuk do të ketë një njoftim në lidhje me të. “Do të vazhdoni t’i shihni telefonatat e filtruara në historikun e thirrjeve dhe të kontrolloni çdo postë zanore që merrni”, thotë Google në faqen e saj të ndihmës

Më e rëndësishmja nga të gjitha, nuk do të ndërpriteni vazhdimisht nga një telefon që dridhet kur ju vijnë telefonata. Mund ta aktivizoni opsionin me një tast të thjeshtë nga zona e cilësimeve të aplikacionit Phone.

Aplikacioni Phone tashmë identifikon telefonuesit e dyshuar të spamit duke e bërë ekranin e telefonit tuaj të kuq kur ju merrni një telefonatë, gjë që është një tregues i qartë vizual që nuk duhet t’i përgjigjeni. Këto opsione funksionojnë vetëm për thirrjet që Google mund të zbulojë me sukses.

Shpesh nuk arrin ta realizojë për thirrje të caktuara, por ju mund të ndihmoni sistemin e Google – dhe në mënyrë të vazhdueshme edhe të tjerët – duke raportuar shqetësimet që arrijnë si spam direkt brenda aplikacionit Phone. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>