Lajmet

Aplikacioni Google Sheets shton disa veçori të reja

Publikuar , 12 Dhjetor 2013
0
Aplikacioni Google Sheets shton disa veçori të reja

google sheetsGoogle ka bërë një rindërtim të aplikacionit spreadsheet nga fillimi për të qenë më energjik, të mbështes miliona “qeliza” dhe ta bëjë punën shumë të lehtë.

Videoja më poshtë tregon shumë përmirësime, si zhvendosje dhe llogaritje më të shpejt, e po ashtu edhe veçoritë si një udhëzim funksioni dhe theksim.

Një shtesë unike është filtrimi i shikimeve, që iu mundëson të ruani shikime të ndryshme të informacionit tuaj – kështu që mund të radhisni një spreadsheet, ndërsa mund ta lini të paprekur pamjen për të tjerët që janë duke punuar në të.

Një gjë që është vërtet mjaft e mirë është rrjedha automatike e tekstit në “qelizat” fqinje nëse ato janë të zbrazëta, kështu që ju nuk keni nevojë që në mënyrë manuale të bashkoni “qelizat”.

E tërë kjo është në dispozicion offline, sikur Docs dhe Slides. Shkoni tek Google Drive dhe zgjidhni kutinë “Try the new Google Sheets” për ta provuar ose lexoni më tepër duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”9AyoRkr4I3U”]

LEXO EDHE:  Debuton Mate 20 Pro, telefoni i Huawei me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe tre kamera të pasme

Tags >

Google
Lajmet e fundit>