Lajmet

Aplikacioni Google+ vjen për iOS në 48 shtete, përfshi Shqipërinë

Publikuar , 19 Janar 2013
0
Aplikacioni Google+ vjen për iOS në 48 shtete, përfshi Shqipërinë

Google plusGoogle e ka bërë të disponueshëm aplikacionin e vet Google+ për platformën iOS në 48 shtete dhe territore.

Lista e plotë është si më poshtë:

Shqipëri, Anguila, Barbados, Benin, Bermuda, Bhutan, Brunei Darussalam, Burkina Faso, Kamboxhia, Cape Verde, Ishujt Cayman, Çad, Republika e Kongos, Domenikë, Fixhi, Gambia, Grenada, Guinea-Bisau, Gujana, Kirgistan, Republika Popullore Demokratike e Laos, Liberi, Makau, Malavi, Mauritani, Shtetet Federale të Mikronesisë, Mongoli, Montserrat, Mozambik, Namibi, Nepal, Palau, Papua Nju Guinea, Saint Lucia, Seychelles, Sierra Leone, Ishujt Solomon, St. Kitts dhe Nevis, St. Vincent dhe The Grenadines, Suriname, Suaziland, São Tomé dhe Príncipe, Taxhikistan, Turkmenistan, Turks dhe Caicos, Ukrainë, Ishujt Britanikë Virgin dhe Zimbabve.

Përdoruesit në këto shtete mjafton të vizitojnë App Store përmes pajisjes së tyre mobile, të kërkojnë për “Google+” dhe ta instalojnë aplikacionin.

Fillimisht, Google e lançoi Google+ për iOS në qershor 2011; pra, në 18 muaj ekzistencë arriti në versionin 4.2, duke shtuar suportin për iPad, iPhone 5 dhe iOS 6. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Studimi tregon se Apple Watch mund të identifikojë sëmundjet e zemrës

Lajmet e fundit>