Lajmet

Aplikacioni HelloSign realizon nënshkrimin dixhital në Gmail

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Aplikacioni HelloSign realizon nënshkrimin dixhital në Gmail

hello-signTeknologjia deri diku e ka bërë nënshkrimin e letrave të punës si diçkamë bezdisëse se sa ka qenë. Tani duhet të printoni një dokument, ta nënshkruani, ta skanoni dhe nëse dëshironi, edhe mund ta dërgoni me e-mail atë.

HelloSign shton nënshkrimin dixhital në Gmail, kështu që ju mund të nënshkruani një dokument madje duke mos u larguar as edhe nga inboxi juaj.

HelloSign është njëri nga aplikacionet më të thjeshta dixhitale, kryesisht për shkak se është i integruar në Gmail.

Tani, nëse merrni një e-mail ku është vendosur një PDF, ju do të shihni një opsion të ri nën të për ta nënshkruar atë në mënyrë dixhitale.

Sapo të lidhni Gmailin në HelloSign, ju mund të ngarkoni një nënshkrim nga një fotografi ose ta vizatoni atë drejtpërdrejt në aplikacion dhe ta përdorni atë për të gjitha dokumentet tuaja të ardhshme.

Vetëm vendoseni nënshkrimin, shtoni ndonjë informacion tjetër të nevojshëm dhe dërgojeni atë sërish.

Shikoni videon më poshtë për më tepër informacione, ose klikoni këtu për të shkuar tek shtojca. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Gmail Smart Compose vjen tek të gjithë telefonët Android

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>