Lajmet

Aplikacioni HTC Gallery merr karakteristika të reja

Publikuar , 29 Dhjetor 2014
0
Aplikacioni HTC Gallery merr karakteristika të reja

HTC ka përditësuar aplikacionin e tij zyrtar Gallery në Google Play duke sjellë karakteristika të reja e të përmirësuara. Ky lançim i ri sjell një galeri të bazuar në cloud, një editor fytyre super funksional Face Fusion si dhe aftësinë për të lidhur fotot e ndryshme me fjalë kyçe. Aplikacioni Gallery i HTC vjen i instaluar në pajisjet me ndërfaqe përdoruesi Sense, por HTC e bëri këtë aplikacion të disponueshëm edhe nëpërmjet Google Play me qëllim që përditësime të tilla të bëhen të arritshme më shpejt dhe më lehtë nga çdo përdorues.

HTC-Gallery-app

Dhe ky lançim është vërtet i veçantë. Përveç përmirësimeve të cilat rrisin performancën dhe stabilitetin, gjithashtu ka sjellë një karakteristikë të re të një galerie të bazuar në cloud, e cila i lejon njerëzit të lidhen edhe nëpërmjet llogarive të tyre në Facebook, Dropbox, Flickr dhe Google Drive, si dhe gjithashtu ata mund të shijojnë të gjitha fotot të cilat i kanë ngarkuar në një kohë dhe vend të caktuar.

Ky përditësim sjell edhe një karakteristikë të re e cila është Face Fusion. Ajo iu jep mundësinë të bëni foto të dy njerëzve të ndryshëm dhe ti kombinoni ato së bashku duke përdorur edhe efekte super të bukura. Gjithashtu ju mund ti bëni tag fotot tuaja me fjalë kyçe të cilat mund edhe t’ju ndihmojnë kur në një kohë tjetër ju duhet të shikoni sërish ato foto.

Galeria e bazuar në cloud “do të vijë së shpejti në disa rajone” ka thënë HTC, pra kjo gjë na le të kuptojmë se kjo veçori e re nuk do të vijë direkt për të gjithë. Prandaj për tu siguruar që ju mund të shijoni aplikacionin së bashku me karakteristikat e reja , shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit HTC Gallery nga Google Play.(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ambasadat Evropiane në shënjestër të hakerëve Rusë

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>