Lajmet

Aplikacioni i Facebook për fëmijët ka lejuar të huajt ti bashkohen bisedave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
Facebook ka paralajmëruar mijëra prindër rreth problemit sipas The Verge. Fëmijët në Messenger Kids mund të bisedojnë me njëri tjetrin vetëm kur një prind aprovon miqësinë. Aplikacioni i Facebook për fëmijët ka lejuar të huajt ti bashkohen bisedave

Një keqfunksionimi aplikacionit Facebook për fëmijët e moshave nën 13 vjeç bëri që fëmijë të binin në kontakt me njerëz të huaj konfirmoi kompania.

Messenger Kids u lançua në 2017 me premtimin se do të mbante fëmijët të sigurtë. Aplikacioni do të lejonte vetëm fëmijët të komunikonin me miq të aprovuar nga vetë prindërit.

Por një problem në dizajn, bëri të mundur që persona të paautorizuar, ku nuk përjashton të rriturit, të bëheshin pjesë e bisedave në grup.

Facebook ka paralajmëruar mijëra prindër rreth problemit sipas The Verge. Fëmijët në Messenger Kids mund të bisedojnë me njëri tjetrin vetëm kur një prind aprovon miqësinë.

Megjithatë në bisedat në grup është e mundur që një fëmijë të bjerë në kontakt me një person të tretë aprovuar nga prindi i fëmijës që ka miqësi dhe jo të dy.

Facebook tha se ka adresuar problemin menjëherë sapo e ka zbuluar dhe se nuk ka vënë re asnjë sjellje të pahijshme.

Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve online thanë se problemi vetëm konfirmoi frikën që ekzistonte rreth aplikacionit që kur debutoi për herë të parë.

Ky lajm vjen pak ditë pasi Facebook u gjobit me 5 miliardë dollarë nga shkelja e privatësisë së përdoruesve. Penaliteti i aplikua nga autoritetet Amerikane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Facebook në mbështetje të kauzave dhe komuniteteve

Lajmet e fundit>