Harduer

Aplikacioni i kamerës së Google Pixel 3 do të funksionojë me mikrofonët e jashtëm

Publikuar , 15 Tetor 2018
0
Megjithatë e njëjta nuk ka vlejtur për mikrofonët dhe këtë hendek duhet ta mbushin mikrofonët e jashtëm që lidhen me portën USB-C. Aplikacioni i kamerës së Google Pixel 3 do të funksionojë me mikrofonët e jashtëm

Google do të përditësojë aplikacionin e kamerës në telefonët Pixel për të funksionuar me mikrofonët e jashtëm gjatë realizimit të videove.

Prej dy gjeneratash telefonët Pixel kanë lënë gjurmë me kamerat e mrekullueshme dhe rezultatet e larta që prodhojnë.

Megjithatë e njëjta nuk ka vlejtur për mikrofonët dhe këtë hendek duhet ta mbushin mikrofonët e jashtëm që lidhen me portën USB-C.

Disa kamera të palëve të treta në Android si Open Camera e lejojnë diçka të tillë.

Përditësimi do të jetë i disponueshëm më 18 Tetor në Pixel 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përgjigja e LG ndaj telefonëve me ekran që palosen është një ekran dytësor

Lajmet e fundit>