Lajmet

Aplikacioni i komunikimit i Microsoft arrin 20 milionë përdorues aktivë në muaj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Nëntor 2019
0
Fakti që Microsoft Teams vjen me paketën Office 365 është një avantazh i madh përballë Slack i cili e ka edhe më të vështirë të konkurrojë. Aplikacioni i komunikimit i Microsoft arrin 20 milionë përdorues aktivë në muaj

Microsoft tha ditën e Marte se aplikacioni i komunikimit në vendin e punës Microsoft Teams ka mëse 20 milionë përdorues aktivë në ditë nga 13 milionë që numëronte në Korrik.

Prodhuesi i softuerit ofron aplikacionin falas për tu përdorur nga abonentët e Office 365. Microsoft Teams konkurron me aplikacionin Slack i cili ka raportuar 10 milionë përdorues aktivë në ditë në tre mujorin i cili u mbyll më 31 Korrik.

Slack, konsumatorët e të cilit janë kompani si Electronic Arts dhe Nordstrom, gjithashtu konkurron me aplikacionin Workplace nga Facebook dhe Webex Teams të Cisco Systems.

Fakti që Microsoft Teams vjen me paketën Office 365 është një avantazh i madh përballë Slack i cili e ka edhe më të vështirë të konkurrojë.

Në Tetor Slack tha se ka 12 milionë përdorues aktivë të cilët shpenzojnë mesatarisht 90 minuta në ditë duke përdorur aktivisht aplikacionin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung do të prodhojë dy versione të Galaxy Note 10 me ekran 6.28-inç dhe 6.75-inç

Lajmet e fundit>