Lajmet

Aplikacioni i komunikimit lider në siguri nuk është më i sigurtë

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Dhjetor 2020
0
Kompania ofroi një shpjegim teknik sesi ka arritur të thyejë enkriptimin e Signal dhe të aksesojë mesazhet që aplikacioni ruan në databazë. Më pas skanoi kodin burimor të Signal për të aksesuar databazën. Aplikacioni i komunikimit lider në siguri nuk është më i sigurtë

Firma Izraelite e sigurisë Cellebrite pretendon se mund të dekriptojë mesazhet e aplikacionit të sigurisë së lartë Signal dhe jo vetëm por edhe thirrjet telefonike.

Aplikacionet shumë të enkriptuara si Signal dhe Telegram janë bërë shumë popullor tek individët të cilët duan të mbajnë mesazhet e tyre private. Adoptimi i tyre ka rritur shqetësimin tek autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën.

Cellebrite është një kompanisë lider e sigurisë kibernetik dhe ofron një seri produktesh përfshirë UFED, (Universal Foresenic Extration Device) një sistem me të cilin autoritetet mund të aksesojnë telefonët e të dyshuarve.

Kompania ofroi një shpjegim teknik sesi ka arritur të thyejë enkriptimin e Signal dhe të aksesojë mesazhet që aplikacioni ruan në databazë. Më pas skanoi kodin burimor të Signal për të aksesuar databazën.

Metoda funksionon në Android por kompania nuk foli për pajisjet e Apple. Signal, në pronësi të Signal Technology Foundation, vendos privatësinë në themel të sistemeve të saj të cilët janë thuajse të pamundur të thyhen.

Aplikacioni është lavdëruar edhe nga ish kontraktori i NSA Edward Snouden. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një klub i Premier League shpëton nga humbja e 1 milionë paundë tek hakerët