Inbox by Gmail, aplikacioni i gjeneratës tjetër të postës elektronike i disponueshëm në ueb dhe platformat mobile, ditën e sotme mori një përditësim mjaft të rëndësishëm duke e bërë çdo gjë më të lehtë në kërkimin e informacionit.
Funksionalitetet e avancuara të kërkimit në aplikacionin Inbox nuk kanë munguar as në të kalurën por me versionin e ri të aplikacionit tani kemi të bëjmë më shumë me një kërkim inteligjent. E gjitha funksionon sikur të ishit duke kërkuar nga motori i kërkimit.
Rezultatet e kërkimit shfaqet në formën e kartave pa qenë nevoja të hyni në detaje të çdo mesazhi elektronik për të kërkuar informacionin e duhur. Mund të kërkoni për një adresë, numër telefonik, numër anëtarësie, numër fluturimi, ftesa evenimentesh dhe fatura në pak sekonda.
Tjetër karakteristikë për tu përmendur është se rezulatet e kërkimit do të shfaqen sipas rëndësisë së mesazheve elektronike. Dhe për ta mbyllur, Inbox by Gmail është një ndër aplikacionet më të mira të postës elektronike ndërkaq ngërçi i vetëm i tij qëndron tek kufizimi në përdorim vetëm me adresat Gmail.(PCWorld Albanian)