Lajmet

Aplikacioni i punës në distancë i Microsoft tërheq numër rekord përdoruesish

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2020
0
Ky lajm zbulon se distanca mes konkurrentit më të afërt të kompanisë Slack dhe Teams është zgjeruar më tutje. Aplikacioni i punës në distancë i Microsoft tërheq numër rekord përdoruesish

Shërbimi i komunikimit mes kolegëve të punës Microsoft Teams është rritur në 44 milionë përdorues aktivë në ditë nga 20 milionë që kishte në Nëntor të 2019-ës bëri të ditur kompania.

Ky lajm zbulon se distanca mes konkurrentit më të afërt të kompanisë Slack dhe Teams është zgjeruar më tutje.

Rritja tregon se Microsoft ende mund të tërheqë interes organik në suitën e produktivitetit Office.

Microsoft ka përfituar së shumti falë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 ku njerëzit janë të detyruar të punojnë nga shtëpia. Përhapja e virusit ka shtyrë njerëzit edhe drejt shërbimeve si Zoom, Slack, RingCentral apo Cisco Webex.

Në Tetor të vitit të kaluar aplikacioni kishte vetëm 12 milionë përdorues aktivë në ditë. Teams përfshihet në abonimet me pagesë të Office 365 për korporatat dhe kjo suitë ka mëse 200 milionë përdorues aktivë.

Së bashku me statistikën Microsoft tha se do të sjellë funksione të reja në Teams si mundësia për të ngarkuar dhe shfaqur sfonde të personalizuara në video thirrjet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft integron shërbimet e Google në Outlook.com