Lajmet

Aplikacioni i ri i Adobe për vizatim quhet Fresco

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Qershor 2019
0
Fresco do të replikojë mënyrën sesi aplikohen ngjyrat dhe vizatimet mbi sipërfaqet e lagura përmes mjeteve që i quan Live Brushes. Aplikacioni i ri i Adobe për vizatim quhet Fresco

Aplikacioni i ardhshëm i vizatimit dhe pikturimit të Adobe ka një emër: Adobe Fresco. Inspiruar nga teknika klasike e aplikimit të pigmentit mbi letër të lagur, aplikacioni është dizajnuar për të inspiruar kreativitet.

Aplikacioni ka qenë nën zhvillim me emrin e koduar “Projekti Gemini” dhe debutoi në konferencën Adobe Max në 2018.

Do të jetë i disponueshëm fillimisht në iPad dhe më pas në pajisjet e tjera të cilat përdorin ekrane me prekje dhe lapsa Stylus.

Fresco do të replikojë mënyrën sesi aplikohen ngjyrat dhe vizatimet mbi sipërfaqet e lagura përmes mjeteve që i quan Live Brushes.

Artistët gjithashtu do të mund të përdorin brushat e Photoshop si ato të krijuara nga Kyle Webster. Për entuziastët e vektorëve, Fresco përmban brusha vektoriale të cilat krijojnë vizatime në kombinim me brushat e bazuara në piksela.

Aplikacioni do të përfshijë mjet nivelesh, maskimi dhe selektimi. Skedarët mund të manipulohen në Photoshop dhe të eksportohen në PDF për tu edituar në Illustrator.

Adobe nuk tregoi saktësisht se kur do të debutojë aplikacioni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP memorandum bashkëpunimi me ISHMT

Lajmet e fundit>