Lajmet

Aplikacioni i ri i Google mëson kur përdoruesit përfshihen në aksidente dhe lajmëron emergjencën

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Tetor 2019
0
Pas përfshirjes në një aksident, njerëzit do të kenë disa mundësi me aplikacionin si të konfirmojnë nëse janë mirë ose jo dhe parandaluar telefonatën drejt autoriteteve të emergjencës. Aplikacioni i ri i Google mëson kur përdoruesit përfshihen në aksidente dhe lajmëron emergjencën

Google është duke ndërtuar një aplikacion të quajtur Personal Safety i cili gjurmon kur përdoruesit janë përfshirë në një aksident automobilistik.

Me ndihmën e disa sensorëve si akselerometër e madje edhe një mikrofon, telefonët Pixel do të përpiqen të identifikojnë një aksident.

Nëse një i tillë ndodh, telefoni do të lëshojë një alarm me zë të lartë dhe nëse nuk merr përgjigje do të telefonojë automatikisht 911 duke i dërguar vendndodhjen tënde autoriteteve Amerikane të emergjencës.

Pas përfshirjes në një aksident, njerëzit do të kenë disa mundësi me aplikacionin si të konfirmojnë nëse janë mirë ose jo dhe parandaluar telefonatën drejt autoriteteve të emergjencës.

Google thotë se Personal Safety përdor vendndodhjen e telefonit Pixel, lëvizjet e sensorëve dhe audion e ambientit nga mikrofoni për të kuptuar nëse një aksident ka ndodhur.

Fillimisht ky funksion do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA. Përtej aksidenteve aplikacioni gjithashtu mund të komunikojë me kontaktet e emergjencës nëse e gjeni veten në një situatë të rrezikshme dhe keni nevojë për ndihmë.

Më shumë rreth aplikacionit do të mësojmë në aktivitetin Google Pixel 4 më 15 Tetor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google investon 1 miliardë dollarë për hapjen e një kampusi të ri

Tags >

Google
Lajmet e fundit>