Lajmet

Aplikacioni i ri i MediaFire për Android vjen me 50 GB ngarkesë pa pagesë

Publikuar , 18 Janar 2013
0
Aplikacioni i ri i MediaFire për Android vjen me 50 GB ngarkesë pa pagesë

MediaFire, një shërbim për ngarkesë cloud që ofron më pak hapësirë se sa disa nga sfiduesit e vet, tani është në dispozicion për Android.

Sikur homologu i tij për desktop dhe aplikacionet për iOS, MediaFire për Android vjen me 50 GB ngarkesë pa pagesë.

Ky aplikacion iu mundëson që të ngarkoni skedarë duke përdorur shfletuesin e brenda-ndërtuar të skedarëve ose duke përdorur një shikim të galerisë për fotografi dhe video. Përdoruesit mund të dërgojnë skedarë tek aplikacionet e tjera, të shohin disa lloje të caktuara të skedarëve drejtpërdrejt brenda aplikacionit dhe të marrin lidhjet për skedarët e tyre për t’i shpërndarë me përdoruesit e tjerë.

Është po ashtu një kamerë e brenda-ndërtuar për kapjen e fotografive dhe videove dhe ngarkimit të drejtpërdrejtë të tyre.

Kuptoni për kufizimet

Mbajeni në mend që MediaFire ka disa kufizime të cilat nuk i kanë shërbimet e tjera për ngarkesa.

Për llogari pa pagesë, ekziston një kufizim për skedarë me madhësi deri 200 MB dhe shërbimi ka reklama. (Një plan “personal” me kufizim prej 1 GB dhe disa ndryshime të tjera dhe pa reklama kushton 1.50 dollarë në muaj.)

Gjithashtu, për dallim nga Dropboxi dhe SugarSync, MediaFire nuk ofron një rrugë automatike për të ngarkuar fotografitë e reja nga kamera e telefonit tuaj.

Aplikacioni nuk ofron një rrugë për të ngarkuar skedarë të shumtë në të njëjtë kohë, kështu që dërgimi i të gjitha fotografive në telefonin tuaj në cloud mund të jetë gjë e lodhshme.

Rruga më e mirë do të ishte që të bëhet bartja e tyre në një PC, pastaj ngarkimi i tyre duke përdorur uebfaqen për desktop të MediaFire. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Apple iPhone 11 me një veçori emocionuese

Mediafire

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>