Lajmet

Aplikacioni i ri Samsung zhbllokon potencialin e plotë të kamerave të Galaxy S21 Ultra

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Nëntor 2021
Pro Mode është një funksionalitet i avancuar në aplikacionin e kamerës ku manualisht mund të kontrolloni elementë të fotos si ISO dhe shpejtësia e shkrepjes. Aplikacioni i ri Samsung zhbllokon potencialin e plotë të kamerave të Galaxy S21 Ultra

Samsung lançoi së fundi një aplikacion të ri kamere në fazën beta ku mund të përdorni Pro Mode në të katër kamerat e pasme të Galaxy S21 Ultra.

Konkretisht Pro Mode nuk do të jetë i kufizuar vetëm në sensorin kryesor dhe ultra-wide por edhe në kamerat telefoto. Aplikacioni Expert RAW është lançuar në në Galaxy Store dhe është i disponueshëm vetëm për Galaxy S21 Ultra me Android 12.

Ai tejkalon limitet e Galaxy S21 Ultra ku aplikacioni i kameras në Pro Mode është i disponueshëm vetëm në dy nga 4 kamerat e pasme: konkretisht sensorin 108-megapiksel kryesor dhe 12-megapiksel me kënd të gjerë por jo në sensorët 10-megapiksel 10x telefoto dhe 3x telefoto.

Pro Mode është një funksionalitet i avancuar në aplikacionin e kamerës ku manualisht mund të kontrolloni elementë të fotos si ISO dhe shpejtësia e shkrepjes.

Aplikacioni Expert RAW aktualisht ofrohet vetëm në Galaxy Store në Korenë e Jugut por ju mund të instaloni APK në këtë lidhje nëse dëshironi ta provoni.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nëse makinat pa shofer pësojnë dëmtime në goma zgjidhja është gati