Lajmet

Aplikacioni i Twitter në Android ka probleme sigurie

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Gusht 2020
0
Kompania tha se nuk ka gjetur prova që problemi i sigurisë është shfrytëzuar në sulme por nuk ishte e sigurtë. Aplikacioni i Twitter në Android ka probleme sigurie

Twitter pranoi ditën e sotme se një problem sigurie në aplikacionin Android ka ekspozuar informacione private si Mesazhet Direkte.

Problemi tashmë është adresuar dhe kishte të bënte vetëm me versionet 8 dhe 9 të Android. Sipas Twitter, 96% e përdoruesve të Twitter për Android kanë përditësime sigurie të cilat e adresojnë problemin.

Kompania tha se nuk ka gjetur prova që problemi i sigurisë është shfrytëzuar në sulme por nuk ishte e sigurtë.

Që përdoruesit Android të jenë të sigurtë, Twitter ka përditësuar aplikacionin Android për tu siguruar se aplikacione të jashtme nuk aksesojnë dot të dhënat.

Problemi i sigurisë vjen në një kohë të keqe për Twitter që së fundi ka vuajtur me një hakim të profilit të lartë me llogari politikanësh, njerëz të famshëm dhe markash që u kompromentuan. Hakerët e Twitter janë arrestuar tashmë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Frekuenca e adaptueshme 120Hz e telefonëve Samsung kursen energjinë

Tags >

Twitter