Lajmet

Aplikacioni i zhvilluesve mbërrin në Android dhe iOS

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Mars 2020
0
Njoftimet e GitHub shfaqen në një postë e cila duket sikur të ishte postë e-mail-esh dhe përdoruesit mund të aplikojnë gjeste si tërheqja në të djathtë për të etiketuar si të përfunduar një detyrë. Aplikacioni i zhvilluesve mbërrin në Android dhe iOS

Platforma e zhvilluesve GitHub në pronësi të Microsoft, lançoi ditën e sotme aplikacionin e ri mobil për Android dhe iOS.

Aplikacioni është dizajnuar për të ndihmuar zhvilluesit të menaxhojnë projektet e tyre ndërsa janë larg kompjuterit, të organizojnë detyrat, të japin feedback, tu përgjigjen komenteve dhe të vlerësojnë kërkesat.

Njoftimet e GitHub shfaqen në një postë e cila duket sikur të ishte postë e-mail-esh dhe përdoruesit mund të aplikojnë gjeste si tërheqja në të djathtë për të etiketuar si të përfunduar një detyrë.

Madje mund tu përgjigjen komenteve me emoji. Me aplikacionin përdoruesit mund të shohin edhe kodin e tyre por jo ta editojnë. Aplikacioni debutoi në fazën beta në iOS në Nëntor dhe në Android në Janar.

Microsoft bleu GitHub për 7.5 miliardë dollarë në Qershor të 2018-ës dhe përfundoi blerjen në Tetor të po atij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  International Women's Day mesazhe inkurajuese dhe histori frymëzuese për gratë dhe vajzat në teknologji