Lajmet

Aplikacioni Infuse për iPhone dhe iPad lëshon çfarëdo videoje

Publikuar , 09 Gusht 2013
0
Aplikacioni Infuse për iPhone dhe iPad lëshon çfarëdo videoje

Nëse jeni duke shikuar për një lëshues të shpejtë të videove për iPhone ose iPad, Infuse mund të lëshojë pothuajse çdo gjë që i hidhni, të organizojë videot tuaja, emisionet televizive dhe filmat duke shkarkuar automatikisht të dhëna.

Gjithashtu përdoruesve iu mundëson që të kapin dhe vendosin video në pajisen e tyre pa u detyruar që të përdorin iTunes.

Infuse mbështet mbi 14 video formate të ndryshme, duke përfshirë WMV dhe MKV, kështu që mund të lëshoni pothuajse çfarëdo skedari video që e shkarkoni nga uebi, apo e ngarkoni nga koleksioni personal në pajisjen tuaj iOS.

Po ashtu ofron një ndërfaqe të lehtë për ta përdorur për kopjim të atyre videove në pajisjen tuaj, kështu që nuk keni nevojë që fillimisht t’i dërgoni në iTunes – e tëra që duhet të bëni është që të hapni një shfletues uebi dhe të bëni bartjen përgjatë Wi-Fi.

Ju po ashtu mund të importoni video nga aplikacionet e tjera si Dropbox, Google Drive, SkyDrive, Box dhe më tepër.

AplikacionI madje e bën më të lehtë shkarkimin e titrave nga OpenSubtitles.org me një klikim të vetëm dhe mund të shkarkojë emisione televizive dhe art mbulues të filmit, vlerësimet dhe informacionet e tjera nga bazat e tjera me të dhëna në ueb.

Infuse është optimizuar për të lëshuar madje edhe videot 1080p dhe mbështet tingujt rrethues mobil Dolby Digital Plus, mbështet AirPlay dhe më tepër. Ky aplikacion kushton 5 dollarë dhe mund të gjendet në dyqanin iTunes. (PCWorld Albanian)

Infuse

LEXO EDHE:  Pas Evropës edhe India kthehet kundër Android

Lajmet e fundit>