Lajmet

Aplikacioni Instagram ka një hapësirë të re e cila ju tregon kohën e shpenzuar në aplikacion

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
Paneli mund të aksesohet nga opsioni “Your Activity” në menunë e aplikacionit të cilën e gjeni në foton e profilit lokalizuar në cepin e djathtë lart të Instagram. Aplikacioni Instagram ka një hapësirë të re e cila ju tregon kohën e shpenzuar në aplikacion

Ashtu siç kishte paralajmëruar që nga muaji Gusht, Instagram prezantoi ditën e sotme një panel të ri i cili ju tregon përdoruesve sa kohë shpenzojnë në aplikacion.

Gjithashtu ata mund të vendosin limite të përdorimin dhe një opsion për të bllokuar përkohësisht njoftimet.

Kompania mëmë Facebook gjithashtu do të prezantojë funksione të reja për të limituar përdorimin e aplikacionit dhe luftuar varësinë ndaj medias sociale.

Paneli mund të aksesohet nga opsioni “Your Activity” në menunë e aplikacionit të cilën e gjeni në foton e profilit lokalizuar në cepin e djathtë lart të Instagram.

Paneli ju tregon sesa kohë keni shpenzuar në aplikacion javën e kaluar së bashku me një kohë mesatare të shpenzuar çdo ditë.

Duke vendosur limitet e disponueshme nga ky panel, përdoruesit do të njoftohen kur e kalojnë afatin kohor të vendosur.

Facebook pritet të sjell një funksion të ngjashëm por ende nuk ka një qëndrim zyrtar. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>