Lajmet

Aplikacioni Instagram në Windows 10 sjell një funksion të shumëkërkuar

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2020
0
Por nëse e keni përdorur aplikacionin e vjetër për të ngarkuar foto direkt nga kompjuteri, me aplikacionin e ri nuk e bënit dot. Aplikacioni Instagram në Windows 10 sjell një funksion të shumëkërkuar

Nëse përdorni aplikacionin Instagram në Windows 10, herën tjetër që do të përdorni aplikacionin do të vëreni një ndryshim.

Instagram ka përditësuar softuerin e tij në Windows me një aplikacion progresiv PWA. Ajo çfarë do të thotë ky ndryshim është se efektivisht jeni duke ndërvepruar me uebsajtin e Instagram e jo aplikacionin.

Por nëse e keni përdorur aplikacionin e vjetër për të ngarkuar foto direkt nga kompjuteri, me aplikacionin e ri nuk e bënit dot.

Megjithatë gjëja më e rëndësishme e këtij aplikacioni të ri është mbërritja e mesazheve direkte, një opsion që nuk ofrohet në ueb.

Kalimi i Instagram nga një aplikacion nativ në një aplikacion progresit ka më shumë përfitime sesa dëme për përdoruesit. Në vitet e fundit ka lënë pas dore aplikacionin me përditësime që nuk vinin kurrë thuajse.

Me një aplikacion PWA, përditësimet tani do të jenë më të shpejta sepse është më i lehtë portimi i ndryshimeve nga uebi në versionin PWA të Windows 10-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhe Microsoft bashkojnë forcat për të identifikuar videot deepfake