Lajmet

Aplikacioni i kufizimit të internetit Google Datally sjell hartat Wi-Fi

Jun 20 2018
0 Shpërndarje
Datally u nis fillimisht në nëntor për të ndihmuar njerëzit në tregjet në zhvillim me të dhëna të kufizuara. Aplikacioni i kufizimit të internetit Google Datally sjell hartat Wi-Fi

Google po përditëson aplikacionin Android për ruajtjen e të dhënave, Datally, për t’ju dhënë më shumë mënyra për të kontrolluar se si ju dhe të tjerët përdorin të dhënat në telefonin tuaj.

Aplikacioni po merr disa tipare të reja duke përfshirë mundësinë për të vendosur limitet e përdorimit të të dhënave ditore dhe një modalitet mysafirësh për të kontrolluar se sa të dhëna përdor një mik kur huazon telefonin tuaj. Datally u nis fillimisht në nëntor për të ndihmuar njerëzit në tregjet në zhvillim me të dhëna të kufizuara.

Tipari i parë që Google ka shtuar është quajtur limiti ditor, i cili ju lejon të vendosni kuota për sa të dhëna mund të përdorni çdo ditë. Duhet t’ju ndihmojë të ruani të dhënat me kalimin e kohës në mënyrë që të mos mbaroni para përfundimit të ciklit.

Ka gjithashtu një modalitet mysafirësh kështu që ju mund të kufizoni se sa të dhëna mund të përdorë dikush që huazon telefonin tuaj. Mund të jetë e dobishme për familjet që ndajnë një telefon.

Një funksion i tretë që Google paraqet është një veçori që nxjerr në pah aplikacionet e papërdorura në telefonin tuaj që ende mund të thithin të dhënat. Edhe aplikacionet që nuk janë hapur për më shumë se një muaj ende mund të përdorin të dhëna në sfond, dhe kjo veçori do të rekomandojë që t’i çinstaloni ato.

Tipari i fundit është vetëm një përmirësim i një ekzistuesi. Tani, në vend që thjesht të sugjerojë rrjetet Wi-Fi aty pranë, Datally do të sigurojë një hartë, kështu që ju mund ta përdorni gjatë dhe të merrni një sinjal më të mirë.

Në vend që të keni nevojë të këkoni për Wi-Fi, do të dini ku të shkoni. Datally mund të jetë e dobishme për të gjithë ata që nuk janë në një plan të pakufizuar. Përpara përditësimit, aplikacioni kishte funksione bazë si identifikimi i aplikacioneve që përdorin më shumë të dhëna dhe kohët kur arrini përdorimin më të madh të të dhënave.

U jepte këshilla për minimizimin e përdorimit të të dhënave dhe sugjeronte  rrjete Wi-Fi aty pranë për t’u lidhur. Gjithashtu, kishte një buton për t’i dhënë fund të gjithë përdorimit të të dhënave të sfondit, kështu që vetëm aplikacionet aktive në ekran mund të përdorin të dhëna celulare.

Shumë prej këtyre veçorive ishin tashmë të disponueshme brenda parametrave të Android, por Datally i bëri ato më të dukshme me butona të mëdhenj dhe të dukshëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>