Lajmet

Aplikacioni Logacal kthen kalendarin tuaj në axhendë

Publikuar , 15 Tetor 2013
0
Aplikacioni Logacal kthen kalendarin tuaj në axhendë

A keni dashur që kalendari juaj të mos duket më si rrjet, por thjesht të duket si një axhendë, pra çfarë të prisni në të ardhmen, ditë për ditë? Aplikacioni Logacal e realizon këtë, thjesht dhe pa ndonjë pengesë.

Megjithëse aplikacioni duket minimal, mund të merrni shumë informacione në një shikim të çastit pa e kuptuar domosdoshmërisht atë.

Logacal ngjyros kalendarin tuaj, sikur aplikacionet e tjera, por vendos një brez të ngushtë majtas ekranit për t’iu mundësuar të dini se cilat ngjarje i përkasin kalendarit.

Titujt e mëdhenj të kuq tregojnë se ku jeni në kalendar dhe sa kohë pritet të fillojë ngjarje.

Sidoqoftë, vetëm pse ndërfaqja duket e thjesht dhe nuk tregon informacione të tjera nuk nënkupton që nuk keni qasje në të.

Shtypja në çfarëdo ngjarje do të paraqes hollësi të shumta të cilat nuk i merrni në ekranin kryesor.

Logacal nuk do të kënaqë gjithkënd, sigurisht, për shkak të çmimit të lartë prej 5 dollarë, por do të japë një pamje të bukur për “Sot” në Qendrën e Njoftimeve në iOS 7. Nëse ju pëlqen thjeshtësia dhe informacioni i organizuar, atëherë ja vlen të shikohet. (PCWorld Albanian)

kalendar

LEXO EDHE:  Facebook, Instagram dhe Whatsapp pësojnë ndërprerje për përdoruesit në gjithë botën

Lajmet e fundit>