Siguri

Aplikacioni mashtrues në Facebook prek shumë përdorues

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
Aplikacioni mashtrues në Facebook prek shumë përdorues

Sipas një hulumtuesi të lartë pranë Sophos, Graham Cluley, linku i paraqitur në Facebook i drejton përdoruesit që klikojnë në të tek një video të një individi që pretendohet se ka vdekur pasi ka dërguar një mesazh të paspecifikuar nga telefoni.

Linku, që është postuar në muret e përdoruesve nga aplikacioni mashtrues, zakonisht përmban këtë tekst shpjegues. “Jam i shokuar!!! Nuk do të dërgojë mesazh asnjëherë, prej se kam parë këtë. Shikoni këtë video (linku për shkaqe sigurie tuajën nuk është publikuar)… Skandal Botëror!”.

Siç është pritur, anëtarët që klikojnë në linkun e përmendur më lartë, të cilin ritheksojmë se për shkaqe sigurie nuk e kemi potencuar, drejtohen tek një faqe e një aplikacioni masthrues në Facebook, që kërkon leje për të postuar në murin e përdoruesit.

“Padyshim që kur i ipet leja, aplikacioni fillon të shpërndajë linqe përmes profilit tuaj në Facebook” shpejgoi Cluley. “Problemi është se edhe pse FB po paralajmëron përdruesit, ata po lejojnë që aplikacione të tilla të panjohura të kenë qasje në profilin e tyre dhe po ofrojnë në këtë formë qasje të plotë në informata personale. Po pse do të duhej t’i lejoni çasje të tillë një aplikacioni që ju lejon të shikoni një video?”

Ata që kanë lejuar qasjen e këtij aplikacioni në profilin e tyre në Facebook, duhet të përcjellin këta hapa:

  • Zgjidhni “Application Settings” (Të dhënat e aplikacioneve) tek “Account” (Llogaria) dhe klikoni tek X-i i aplikacionit që nuk po e njihni, apo më mirë thënë tek aplikacioni mashtrues.
  • Kur largoni aplikacionin tani ju duhet të pastroni murin tuaj dhe të ndalni reklaminin e lnikut.
  • Kur kaloni me mi tek postimet në murin tuaj ju do të duhej të shihni një opsion “remove” (largo), që ju lejon të pastroni postimet në murin tuaj.
LEXO EDHE:  SHBA i thotë Evropës: Kujdes nga Huawei

Lajmet e fundit>