Lajmet

Aplikacioni Messenger vjen me dy formate të reja, Boomerang dhe Selfie

Publikuar , 17 Dhjetor 2018
0
Messenger gjithashtu do të pajiset me stickera të reja AR dhe tema për sezonin e fundvitit. Aplikacioni Messenger vjen me dy formate të reja, Boomerang dhe Selfie

Facebook solli ditën e sotme efekte të reja të kamerës në Messenger duke marrë disa prek tipareve të aplikacionit Instagram.

Bëhet fjalë për dy efekte të reja: Boomerang dhe Selfie Mode. E para vjen nga Instagram dhe është shumë i përdorur ndërsa e dyta vë objektet më në fokus.

Messenger gjithashtu do të pajiset me stickera të reja AR dhe tema për sezonin e fundvitit.

Kur përdoruesit të hapin kamerën brenda aplikacionit Messenger, do të shohin gjithashtu një pamje të re. Në fund gjenden pesë modalitetet e kamerës: Boomerang, Normal, Video, Text dhe Selfie.

Këto formate ekzistojnë edhe tek aplikacionet Facebook dhe Instagram.

Me ndryshimet e fundit kompania po përpiqet të krijojë një pamje konsistente mes aplikacioneve dhe shërbimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram u thotë jo postimeve të produkteve për humbjen e peshës

Lajmet e fundit>