Lajmet

Aplikacioni pa pagesë i Spotify vjen me dizajn të ri dhe funksione premium

Apr 27 2018
0 Shpërndarje
Një listë prej 15 këngësh mund të dëgjohen sipas dëshirës. Listat e luajtjes marrin rekomandime duke u bazuar në muzikën që keni dëgjuar më parë. Aplikacioni pa pagesë i Spotify vjen me dizajn të ri dhe funksione premium

Spotify ka nisur implementimin e një strategjie e cila diferencon më tutje aplikacionin falas nga ai Premium.

Versioni me pagesë, ose “Premium” ka qenë mundësia e vetme që përdoruesit mund të dëgjonin këngë pa reklama, pa përdorur pakon e internetit dhe kur të dëshironin.

Tashmë Spotify do ti ofrojë këto funksione edhe në versionin pa pagesë.

Një listë prej 15 këngësh mund të dëgjohen sipas dëshirës. Listat e luajtjes marrin rekomandime duke u bazuar në muzikën që keni dëgjuar më parë.

Spotify Free gjithashtu përfiton nga avantazhet e funksionit “Data Saver” i cili ul konsumin e pakos së internetit.

Aplikacioni mobil gjithashtu vjen me një dizajn të ri. Paneli i butonëve në fund të ekrani përmban opsionet: Home, Search, Library dhe opsionet Premium.

Megjithatë Spotify nuk ka për të ofruar çdo gjë pa pagesë. Konkretisht reklamat ngelen në versionin falas dhe jo të gjitha këngët mund të dëgjohen sipas kërkesës dhe offline. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>