Harduer

Aplikacioni për Android mundëson kontrollimin e pajisjeve tuaja Panasonic

Publikuar , 22 Gusht 2012
0
Aplikacioni për Android mundëson kontrollimin e pajisjeve tuaja Panasonic

Zotëruesit e disa pajisjeve të caktuara të Panasonic, së shpejti do të jenë në gjendje që t’i menaxhojnë ato me telefonat e tyre Android.

Ndërmarrja elektronike ka përgatitur aplikacionin e vet Panasonic Smart. Përdoruesit e Android-it mund të ndezin dhe kontrollojnë nga larg disa pajisje, duke bërë të mundur mbase edhe kursimin e energjisë.

Përdoruesit mund të vëzhgojnë madje edhe kursimet e tyre të energjisë me këtë aplikacion.

Të përfshira midis pajisjeve të tjera të ‘mençura’ shtëpiake janë kondicioneri i Panasonic-ut, frigoriferët dhe pajisjet për përkujdesje shëndetësore.

Pajisjet e reja që u propozuan për t’u hedhur në treg në Japoni më 25 shtator janë seritë X të kondicionerëve të Panasonic-ut, një frigorifer me kapacitet të madh si dhe makina larëse dhe tharëse.

Kondicionerët e rinj mund të kontrollohen përmes një pajisje iPhone e po ashtu përmes telefonave Android, deklaroi Panasonic.

Produktet për kujdesin shëndetësor përfshijnë një vëzhgues të përbërjes së trupit, një matës të kalorive dhe një vëzhgues për presionin e gjakut.

Duke përdorur aplikacionin Panasonic Smart App, përdoruesit mund të ndjekin gjithmonë kaloritë dhe peshën e tyre.

Aplikacioni pa pagesë do të jetë në dispozicion për konsumatorët në Japoni në fund të muajit shtator. Nuk dihet ende se kur do ta publikojë Panasonic aplikacionin edhe për shtetet e tjera. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Tashmë mund të kaloni më lehtë mes llogarive të e-mail-it në Gmail

Lajmet e fundit>