Lajmet

Aplikacioni për editimin e muzikës me 100 milionë përdorues akuzohet për përgjim të përdoruesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2021
Politika e re e privatësisë thotë se të dhënat e përdoruesve mund të ndahen me kompaninë Ruse WSM mbi infrastrukturën e së cilës mbështetet. Aplikacioni për editimin e muzikës me 100 milionë përdorues akuzohet për përgjim të përdoruesve

Softueri shumë popullor për editimin e përmbajtjeve muzikore Audacity ka mohuar akuzuar se politikat e saj e privatësisë e ka transformuar në një spyuer të mundshëm.

Mjeti open-source me mbi 100 milionë përdorues në mbarë botën, është shumë popullor në mesin e podcasteve dhe editorëve të muzikës.

Politika e re e privatësisë thotë se të dhënat e përdoruesve mund të ndahen me kompaninë Ruse WSM mbi infrastrukturën e së cilës mbështetet.

Audacity thotë se e i vetmi informacion që shkëmben me përdoruesit janë përditësimet e softuerit dhe raportimet e gabimeve. Por që me përditësimin e politikës publikuar javën e kaluar, ka pasur reagime armiqësore ndaj softuerit e përdoruesit e ndjerë të kërcënuar ç’instaluan produktin.

Audacity u ble nga firma Qipriote Muse Group në Prill të 2021. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të instaloni dy kopje të të njëjtit aplikacion në Android

Tags >

Audacity