Harduer

Aplikacioni PONDER fuqizon të rinjtë e Shqipërisë me mendimin kritik

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Mars 2021
Zhvilluar në kuadër të programit Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me aplikacionin Ponder ju mund të testoni veten përballë informacionit dhe mesazheve që merrni çdo ditë në median sociale dhe tradicionale. Aplikacioni PONDER fuqizon të rinjtë e Shqipërisë me mendimin kritik

Me sasinë e madhe të informacionit që sot kemi në dispozion falë teknologjisë dhe dixhitalizimit, vlerësimi i kredibilitetit të tij është bërë po aq jetik sa edhe vetë nocioni i të qenurit i informuar.

Në përpjekje për të ngritur kapacitetet njerëzore tek të rinjtë si një forcë aktive në shoqëri përmes edukimit me mendimin kritik, UNICEF dhe ICTSlab kulmuan përpjekjet e tyre disa mujore në këtë drejtim me lançimin e aplikacionit PONDER.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin zëvendës Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit zj. Aspasjana Kongo, përfaqësuesja e ambasadës Britanike në Tiranë zj. Harriet Morgan, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri z. Roberto di Bernardi dhe bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala.

Në këtë prezantim të aplikacionit morën pjesë nxënës “Ponderista” siç i quajmë tashmë Ema Mecaj dhe Arbëri Shehu si dhe Pezana Rexha në cilësinë e mentores së këtij projekti.

Edukimin me mendimin kritik mund ta përshkruaj si një dritare nga e ardhmja dhe mundësi për të qenë konkurrues në tregun e punës nesër,” tha përfaqësuesi i UNICEF z. Roberto di Bernardi.

Ema Meçaj një e re pjesëmarrëse në programin PONDER është një dëshmi e impaktit që fuqizimi i të rinjve me mendimin kritik ka. “Gjatë internshipit në Top-Channel vura në praktikë atë çfarë kisha mësuar në Ponder dhe mu krijua mundësia për tu punësuar në këtë televizion kombëtar.”

Zhvilluar në kuadër të programit Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me aplikacionin Ponder ju mund të testoni veten përballë informacionit dhe mesazheve që merrni çdo ditë në median sociale dhe tradicionale.

Epoka e internetit dhe dixhitalizimit ku jetojmë sjell shumë mundësi por edhe nevojën që ti qasemi në mënyrë kritike e cila na bën të reflektojmë vazhdimisht ndaj informacioneve që ballafaqohemi,” tha zj. Harriet Morgan.

LEXO EDHE:  Android 12 përmbyll fazën testuese, pranë debutimit

Aplikacioni Ponder

Me Aplikacionin Ponder ju mund të testoni veten përballë informacionit dhe mesazheve që merrni çdo ditë në median sociale dhe tradicionale.

I përbërë nga pesë seksione: Home, Blog, Video Sistemi i Pikësimit dhe Settings, aplikacioni organizon informacionin në 6 kategori të ndryshme në formën e lojërave si: Art, Lifestyle, Personazhe, Politika, Sporte, Teknologji.

Secila prej kategorive të përmendura ka 3 nën-kategori: Fake News ose Jo, Lajm ose Opinion dhe Reklamë ose jo. Përdoruesit në bazë të informacionin të servirur përzgjedhin alternativën e saktë.

Pasi të kenë mbaruar përgjigjet, do të marrin edhe rezultatin e tyre të pikësimit. Kategoria blog dhe video përmban artikuj dhe video nga Ponderistat.

Aplikacioni mund të shkarkohet në këtë moment nga Play Store dhe App Store. /PCWorld Albanian