Lajmet

Aplikacioni popullor i komunikimit ishte mjet përgjimi i Emirateve të Bashkuara Arabe

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Dhjetor 2019
0
Duke cituar informacione të zbuluara nga inteligjenca Amerikane, NYT raportoi se Totok është një mënyrë sesi Emiratet përgjojnë qytetarët haptazi dhe direkt. Aplikacioni popullor i komunikimit ishte mjet përgjimi i Emirateve të Bashkuara Arabe

Një raport i The New York Times zbuloi se aplikacioni i komunikimit ToTok, shumë popullor në Emiratet e Bashkuara Arabe, në fakt është një mjet shtetëror përgjimi krijuar për ti shërbyer inteligjencës së Emirateve dhe gjurmuar bisedat e lëvizjet e qytetarëve.

ToTok u lançua në fillim të vitit dhe është shkarkuar nga miliona në Emirate, një vend ky aplikacionet si WhatsApp dhe Skype janë të bllokuara.

Premton komunikim, mesazhe dhe telefonata të sigurta, falas dhe të shpejta dhe tërhoqi miliona përdorues në Lindjen e Mesme e madje u bë aplikacioni më i shkarkuar në SHBA në kategorinë e rrjeteve sociale javën e kaluar.

Duke cituar informacione të zbuluara nga inteligjenca Amerikane, NYT raportoi se ToTok është një mënyrë sesi Emiratet përgjojnë qytetarët haptazi dhe direkt.

Ata që përdorin aplikacionin nuk ndajnë vetëm mesazhe, foto dhe video por edhe vendndodhjen e tyre me inteligjencën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

NYT thotë se kjo është zhvillim i ri në historikun e përgjimit dixhital në vende që drejtohen nga regjime autoritare. Edhe pse shumë qeveri përgjojnë qytetarët e tyre, jo shumë prej tyre e bëjnë kaq haptazi e madje ta legjitimojnë.

Sipas gazetës Amerikane ToTok është në pronësi të kompanisë Breej Holding, nën mbikëqyrjen e firmës së sigurisë kibernetike DarkMatter të Emirateve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më 21 Dhjetor Zerobyte organizon në Tiranë konferencën "Siguria Kibernetike - Një Përgjegjësi e Përbashkët"