Aplikacioni i ri për Android do të ju ndihmojë që ta bëni videon tuaj Harlem Shake.
Aplikacioni i quajtur Harlem Shake Video Creator, ju ofron udhëzime hap pas hapi si ta krijoni videon tuaj Harlem Shake.
Kur videoja juaj përfundon, ky aplikacion ju ofron mundësinë e ngarkimit të kësaj videoje në YouTube.
Versioni Lite i këtij aplikacioni është falas për shkarkim, që përmban reklama. Nga ana tjetër për fansat e vërtetë të Harlem Shake ekziston edhe versioni Pro i cili i menjanon ato reklama dhe jep mundësinë e ruajtjes së videos në telefonin tuaj, ndërsa çmimi i versionit Pro është një dollarë.
Për më shumë informacion rreth këtij aplikacioni mund ta shihni videon që PCWorld sjellë për ju. (PCWorld Albanian)