Lajmet

Aplikacioni që ju tregon nëse iPhone juaj është hakuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Qershor 2020
0
iVerify kushton 2.99 dollarë por që ja vlen çdo qindarkë e shpenzuar në të. Duhet të keni të instaluar iOS 12.0 ose më shumë. Aplikacioni që ju tregon nëse iPhone juaj është hakuar

Një prej aspekteve të iOS që e bën mbase sistemin operativ mobil më të mirë në botë është siguria që ofron.

Kjo siguri qëndron në një balancim perfekt me përdorshmërinë në mënyrë që përdoruesit në tërësi të mos përfundojnë në anë të errëta të internetit për të kërkuar çaktivizimin e një sigurie që mund të konsiderohet e rreptë.

Megjithatë ekziston mundësia që ta bëni iPhone edhe më të sigurtë. Nuk jemi në mbështetje të aplikacioneve të sigurisë të cilët janë harxhim kohe në iOS, por iVerify nga Trail by Bits është ndryshme.

Është aplikacion shumë i rekomanduar dhe ofron shumë funksionalitete në pak shkarkim. Së pari iVerify është një skaner sigurie i cili kontrollon nëse funksionet si Face/Touch ID apo Screen Lock janë aktive si dhe nëse keni të instaluar versionin e fundit të iOS.

Gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme skanon pajisjen për anomali sigurie. iVerify përditësohet me ndryshimin e vazhdueshëm të kërcënimeve.

Së fundi ofron një listë përmirësimesh dhe rregullimesh të cilat ju mbajnë më të sigurtë. Për një përdorues normal mund të jenë të tepërta por për një përdorues të avancuar mëse të rekomanduara.

Jashtë rekomandimeve nuk mbeten as informacionet në rrjetet sociale si Apple, Facebook, Google, Instagram, Linkedin dhe Twitter apo për aktivizimin e DNS mbi HTTPS.

iVerify kushton 2.99 dollarë por që ja vlen çdo qindarkë e shpenzuar në të. Duhet të keni të instaluar iOS 12.0 ose më shumë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Jeni përdorues i Avast? Kompania gjurmon dhe shet informacionet tuaja

Tags >

AppleiOS