Lajmet

Aplikacioni që po tërheq më shumë përdorues se Instagram

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Nëntor 2019
0
Rritja ka ardhur kryesisht nga India ku përdoruesit përllogaritin 31% të shkarkimeve të aplikacionit. Është tregu i dytë më i madh i TikTok pas Kinës me 11.5% dhe SHBA me 8.2%. Aplikacioni që po tërheq më shumë përdorues se Instagram

Sipas të dhënave të Sensor Tower, aplikacioni TikTok ka arritur në 1.5 miliardë shkarkime totale në App Store dhe Google Play. Aplikacioni rriti 1 miliardë shkarkime në Shkurt të këtij viti dhe ka grumbulluar 614 milionë shkarkime këtë vit, 6% më shumë se vitin e kaluar.

Rritja ka ardhur kryesisht nga India ku përdoruesit përllogaritin 31% të shkarkimeve të aplikacionit. Është tregu i dytë më i madh i TikTok pas Kinës me 11.5% dhe SHBA me 8.2%.

TikTok gradualisht po shndërrohet në një kërcënim për Facebook, veçanërisht popullariteti i aplikacionit tek të rinjtë që Facebook aq shumë i kërkon. Sensor Twoter gjithashtu thotë se TikTok ishte aplikacioni i tretë më i shkarkuar pas WhatsApp dhe Messenger por ka parakaluar Facebook dhe Instagram.

Esencialisht TikTok është aplikacioni i vetëm ndër 5 të parët që nuk është në pronësi të Facebook. Por numri i shkarkimeve nuk përkthehet në përdorues aktivë.

Instagram ka arritur 1 miliardë përdorues aktivë në 2018 ndërsa TikTok në Qershor të 2019. Andaj Instagram mund të ketë një avantazh të vogël.

Facebook ka tentuar të minimizojë suksesin e TikTok duke lançuar në Nëntor të 2018 një aplikacion për shpërndarjen e videove quajtur Lasso. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple redukton prodhimin e iPhone XS, XS Max dhe XR

Lajmet e fundit>