Lajmet

Aplikacioni i ri i Google në Android ju kursen MB tuaja të çmuara

Publikuar , 30 Qershor 2017
0
Triangle do të kujdeset edhe sikur ju të harroni që po punoni me internetin celular, duke u shpëtuar ato MB të çmuara. Aplikacioni i ri i Google në Android ju kursen MB tuaja të çmuara

Google lançoi ditën e sotme një aplikacion të ri me të cilin përdoruesit mund të kontrollojnë se cilat aplikacione mund të përdorin internetin celular.

Aplikacioni i quajtur Triangle do të jetë shumë i dobishëm sidomos për ata përdorues të cilët kanë pako me internet të kufizuar.

Thjesht hapni Triangle dhe aprovoni lejet e nevojshme për mirëfunksionimin e saj. Më pas do të keni akses në mjetet të monitorimit dhe kufizimit të sasisë së të dhënave mobile edhe nëse keni të hapur 2G, 3G dhe 4G-në.

Triangle do të kujdeset edhe sikur ju të harroni që po punoni me internetin celular, duke u shpëtuar ato MB të çmuara.

Aplikacioni është i disponueshëm në Play Store por mund ta shkarkoni si një APK për ta instaluar manualisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Krahas Google+ edhe aplikacioni Inbox mbyllet më 2 Prill

Lajmet e fundit>