Lajmet

Aplikacioni rikthehet një muaj pasi themeluesi e mbylli

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Mars 2020
0
Lojtarët të cilët ende e kishin të instaluar aplikacionin ende në telefonët e tyre morën një mesazh mbrëmjen e kaluar duke i lajmëruar për rikthimin e aplikacionit. Aplikacioni rikthehet një muaj pasi themeluesi e mbylli

HQ Trivia, një prej lojërave mobile shumë popullore e cila ju paguante për njohuritë që kishit, u mbyll në fillim të këtij viti pasi një marrëveshje investimi ra.

Lojtarët të cilët ende e kishin të instaluar aplikacionin ende në telefonët e tyre morën një mesazh mbrëmjen e kaluar duke i lajmëruar për rikthimin e aplikacionit.

Pse dhe sesi janë përgjigje të cilat nuk janë zbuluar edhe pse muajin e kaluar themeluesi i lojës tha se ishte duke kërkuar për investim të ri. E gjitha që dimë deri në këto moment është se bëhet fjalë për një investitor anonim sipas Wall Street Journal.

Lojërat do të organizohen çdo ditë në orën 3am me orën tonë lokale. Çdo lojë këtë javë do të përfshijë edhe donacione për luftën ndaj koronavirusit. Për sa kohë aplikacioni do të qëndrojë ende nuk dihet megjithatë vjen në një kohë kur të gjithë jemi të izoluar.

Më 14 Shkurt 2020 HQ Trivia u mbyll duke lënë 25 punonjësit pa punë pasi i kishin mbaruar paratë. Investitorët kishin tërhequr paratë nga aplikacioni dhe plani për një blerës që do ta shpëtonte dështoi në minutën e fundit.

HQ Trivia është financuar nga investitorë por bënte para edhe përmes përfshirjes së markave si The Voice dhe Warner bross për reklamim të produkteve të tyre. Lojtarët mund të shpenzonin para për “jetë” shtesë gjatë kuizit /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP publikon listën e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor për tre operatorët

Tags >

HQ Trivia