Lajmet

Aplikacioni Roku për iOS mundëson transmetimin e videove në televizione

Publikuar , 10 Gusht 2013
0
Aplikacioni Roku për iOS mundëson transmetimin e videove në televizione

Aplikacioni Roku ka përditësuar një shtojcë të vogël, por shumë domethënëse, për aplikacionin e vet për iOS gjatë të enjtes.

Me përditësimin e ri 2.3, përdoruesit tani mund të transmetojnë videot e ruajtura në pajisjet e tyre me iOS drejtpërdrejt në televizionet e tyre. Funksionimi i ri është pjesë e një përditësimi në veçorinë “Play on Roku” të cilën ndërmarrja e paraqiti gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

“Play on Roku” iu mundëson përdoruesve që të transmetojnë audio dhe fotografi të ruajtura në një telefon ose tablet përgjatë një pajisjeje Roku në një televizion. Në fakt, kjo është një përgjigje e Roku-t për AirPlay të Apple TV. “Play on Roku” punon po ashtu me Android.

Me audio, pamje të ndryshme mund të paraqiten në televizion, e po ashtu edhe ekziston mundësia që të sugjerohen këngë përgjatë prezantimeve me “slajde”. Me video, çdo gjë që është incizuar me një telefon mobil të prodhuesit Apple dhe mund të transmetohet po ashtu në TV.

Sidoqoftë, aplikacioni nuk është aq “elastik” sa AirPlay sepse nuk punon me aplikacionet e palës së tretë dhe nuk përfshin emisionet televizive ose filmat të cilët përdoruesit i kanë sinkronizuar me iPhone dhe iPad.

Përveç veçorisë së re për video, aplikacioni për iOS Roku tashmë iu mundëson përdoruesve që të shfletojnë përgjatë kanaleve të Roku-së, të përdorin një pajisje mobile të Apple si një kontrollues nga larg dhe gjëra të tjera.

Veçoria për video në iOS mbështetet në Roku 3, Roku 2, Roku HD i ri, lëshuesit Roku LT dhe Roku Streaming Stick. Aplikacioni Roku është në dispozicion për disa versione të iPhone, iPod Touch dhe iPad. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Interneti celular, iPhone XS më i shpejtë sesa iPhone X por më i ngadaltë sesa Galaxy Note 9

Roku_

Lajmet e fundit>