Lajmet

Aplikacioni Seene realizon fotografi 3D në iPhone

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Aplikacioni Seene realizon fotografi 3D në iPhone

3D Photos iOSSeene, një aplikacion pa pagesë i zhvilluar nga ndërmarrja e teknologjisë Obvious Engineering, përdor “teknologjinë e rikonstruktimit të skenave” për t’i dhënë pajisjes iPhone mundësinë për të kapur fotografi në 3D.

Ndonëse pajisjet e tjera kanë qenë me mundësinë për të kthyer smartfonët në kamera 3D, ndërmarrja thotë që është softueri i parë që përdor telefonin tuaj për të bërë imazhe 3D.

Ju mund të kapni një pamje që doni në 2D, por duhet të lëvizni përreth se çfarë po fotografoni, të merrni shumë pamje, kështu që kamera mund ta kapë atë nga kënde të ndryshme, duke e shtuar edhe thellësinë në fotografi. Softueri më pas krahason distancat nga këndvështrime të ndryshme dhe ndërton një imazh të ngjashëm me pamjen reale.

“Thellësia, cilësia dhe forma tani janë ndryshore kreative me të cilat mund t’i luani për të bërë atë që duket më interesante,” tha për Mashable shefi ekzekutiv i Obvious Engineering, Andrew McPhee.

Fotografitë mund të shpërndahen, por fotografitë nga Seene nuk do të vendosen në tekste ose të cicërohen. Në vend të kësaj, ju mund të dërgoni lidhje për fotografi, për të cilat McPhee tha që mund të shihen në shumicën e shfletuesve.

Vetëm disa faqe, si Tumblr, iu mundësojnë që t’i shpërndani drejtpërdrejt. Ndonëse ju disi edhe mund ta ndryshoni këndin nga i cili e shihni një fotografi Seene, ju nuk mund ta lëvizni pikën fokale nga qendra e fotografisë origjinale, për shembull, drejt këndit të majtë ose të djathtë. Kjo është diçka që mund të bëhet me fotografitë e kapura nga disa kamera 3D, si ato të ndërtuara nga Lytro.

LEXO EDHE:  Kërkesa e ulët për iPhone XS dhe XS Max detyron Apple të rifillojë prodhimin e iPhone X

“Për ne është diçka me të cilën i bëjmë fotografitë interaktive,” tha për Mashable, Topher Martini, i cili është një evangjelist i teknologjisë në Lytro. “Unë mendoj që ajo që e bën të fuqishme, rrëfimin e ngjarjeve në shekullin e 21-të, është shtimi i elementeve të perceptimit të thellësisë. Unë mendoj që përfitimi i fotografisë kompjuterike është përparimi i përvojave.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>