Lajmet

Aplikacioni Shazam për Windows 8 do të jetë në Windows Store

Publikuar , 29 Tetor 2012
0
Aplikacioni Shazam për Windows 8 do të jetë në Windows Store

Po shohim gjithmonë e më shumë aplikacione dhe shërbime online në Windows Store që po dalin pas prezantimit të Windows 8.

Tani, një shërbim tjetër i është shtuar listës. Aplikacioni Shazam ka nxjerrë versionin e parë të tij në Windows Store.

Shazam doli në Angli në vitin 1999 dhe i lejon përdoruesit të dëgjojnë një pjesë të një kënge, duke gjetur titullin e saj nga libraria e vet.

Versioni për Windows 8 thuhet se do të lejojë konsumatorët të blejnë muzikë onlinë dhe të shikojnë video dhe koncerte në Youtube.

Lejon gjithashtu të ndahen këto këngë në rrjete sociale si Twitter apo Facebook. Por ka dhe një lajm të keq?

Versioni i parë do të jetë eksluzivisht vetëm për pronarët e Windows 8. Njërëzit që kanë një pajisje Windows RT nuk mund ta shkarkojnë akoma. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi famëkeq bën gati valixhet

Lajmet e fundit>