Lajmet

Aplikacioni Skype eliminon “rrëmujën” gjatë video thirrjeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Korrik 2020
0
Për të arritur këtë efekt, Microsoft përdor inteligjencën artificiale për të turbulluar çdo gjë pas teje dhe mbajtur fytyrën në fokusin kryesor. Aplikacioni Skype eliminon “rrëmujën” gjatë video thirrjeve

Microsoft shtoi në aplikacionin Skype në iOS një opsion për të turbulluar sfondin gjatë një video thirrje. Funksioni është identik me atë që ekziston në Microsoft Teams dhe përdoruesi e iPhone dhe iPad mund të turbullojnë videon pas gjatë një thirrjeje.

Ky opsion ka qen i disponueshëm në desktop që nga viti i kaluar. Për të arritur këtë efekt, Microsoft përdor inteligjencën artificiale për të turbulluar çdo gjë pas teje dhe mbajtur fytyrën në fokusin kryesor.

Efekti identifikohen flokët, krahët dhe duart në mënyrë që të mos turbullojë pjesë të trupit. Qartësisht përmirëson ndjeshëm video thirrjet sidomos nëse po kryeni një telefonatë në një dhomë rrëmujë.

Google ka bërë të njëjtën gjë me aplikacionin Meet ndërsa beteja për videot thirrjet e orientuara drejt bizneseve është nxehur. Ndërsa turbullimi i sfondit në aplikacionin Skype për PC, iOS dhe iPadOS është i disponueshëm, nuk dihet kur do ti vijë radha Skype në Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i komunikimit i Microsoft arrin 20 milionë përdorues aktivë në muaj