Lajmet

Aplikacioni Slack për desktop 33% më i shpejtë dhe përdor 50% më pak memorie

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Korrik 2019
0
Edhe telefonatat në Slack duhet të jenë më të shpejta për tu realizuar. Përveç përmirësimeve të performancës aplikacioni Slack duhet të sillet më të mirë në kushtet e një interneti të kufizuar ose të ngadaltë. Aplikacioni Slack për desktop 33% më i shpejtë dhe përdor 50% më pak memorie

Slack prezantoi ditën e sotme një version të ri të aplikacionit desktop për Windows dhe macOS i cili premton përmirësime të mëdha të performancës.

Slack ka rindërtuar aplikacionet për tu fokusuar tek shpejtësia dhe kompania thotë se aplikacioni tashmë hapet 33% më shpejtë se më parë.

Madje përdor edhe 50% më pak memorie RAM. Të dyja këto përmirësime do të jenë të dukshme për shumë konsumatorët të Slack por veçanërisht tek ata që përdorin hapësira të shumëfishta pune në aplikacionet desktop të Slack.

Rezultati është se Slack nuk krijon më një kopje më vete për çdo hapësirë pune duke zënë RAM. Përkundrazi ripërdor komponentët dhe një kod bazë më modern.

Slack thotë se ka punuar në këtë modernizim që prej 2 vitesh. Ndërsa aplikacionet desktop funksionojnë në Electron, të gjitha pjesët vizuale janë rindërtuar duke përdorur React.

Edhe telefonatat në Slack duhet të jenë më të shpejta për tu realizuar. Përveç përmirësimeve të performancës aplikacioni Slack duhet të sillet më të mirë në kushtet e një interneti të kufizuar ose të ngadaltë.

Të gjitha janë të disponueshme në Slack nga dita e sotme. Ju mund të shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit desktop Slack në uebsajtin e kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft zbulon se disa llogari në Outlook janë aksesuar prej muajsh nga hakerët

Lajmet e fundit>