Lajmet

Aplikacioni Snapchat rekomandon receta gatimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Nëntor 2021
Për këtë funksionalitetet Snap ka bashkëpunuar me allrecipes.com dhe mund të ofrojë deri në 4,500 receta dhe të njohës 1,200 lloje të ndryshme ushqimesh. Aplikacioni Snapchat rekomandon receta gatimi

Kamera e integruar në aplikacionin Snapchat tashmë mund të rekomandojë receta bazuar në ushqimet që keni në kuzhinën tuaj. Food Scan është opsioni më i ri i funksionimit të skanimit të aplikacionit me të cilin më parë përdoruesit mund të identifikonin bimët, ushqimet e kafshëve dhe veshjet.

Tani mjeti i skanimit mund të tregojë receta me ushqimet që gjenden përpara kamerës si dhe të ofrojë një link për tek përbërit në Wikipedia.

Për këtë funksionalitetet Snap ka bashkëpunuar me allrecipes.com dhe mund të ofrojë deri në 4,500 receta dhe të njohës 1,200 lloje të ndryshme ushqimesh.

Funksionaliteti do të jetë veçanërisht i dobishëm për moshat e reja që dëshirojnë të gatuajnë në shtëpi. Në vend që të kërkojnë manualisht për receta, Food Scan analizon përbërësit dhe automatikisht i gjen ato. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ditë të mira por vinë për zhvilluesit open-source në GitHub

Tags >

Snapchat