Lajmet

Aplikacioni Snapchat sjell vendndodhjen në kohë reale

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Shkurt 2022
Vendndodhja mund të ndahet për 15 minuta, 1 orë ose 8 orë pa ndërprerje. Aplikacioni Snapchat sjell vendndodhjen në kohë reale

Snapchat vendosi të shtojë një funksion të ri të shpërndarjes së vendndodhjes ndërsa përpiqet të rrisë sigurinë. Aplikacioni prezantoi ndarjen e vendndodhjes në kohë reale ku përdoruesit mund të dërgojnë vendin ku janë tek miqtë e tyre për një periudhë të caktuar kohore.

Në Snap Map ky funksion ka ekzistuar prej vitesh por versioni aktual përditëson vendndodhjen në hartë vetëm kur aplikacioni Snapchat është i hapur.

Me funksionin e ri, përdoruesit mund të ndajnë vendndodhjen në kohë reale ngjashëm me Apple Find My. Vendndodhja mund të ndahet për 15 minuta, 1 orë ose 8 orë pa ndërprerje.

Funksioni vjen në një moment kur Snap përpiqet të rrisë sigurinë. Kompania kufizoi numrin e rekomandimeve të miqve për adoleshentët ndërsa drejt fundit të vitit do të lançojë funksionalitetet e kontrollit prindëror. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Snapchat ishte fitimtari i madh nga rënia e aplikacioneve të Facebook

Tags >

Snapchat